Lidhje


Izraeli zgjeron sulmet ndaj përfaqësuesve të mbështetur nga Irani

Një grup militant palestinez ka bërë me dije se tre nga liderët e tij janë vrarë në një sulm izraelit në Bejrutin qendror mëngjesin e kësaj të hëne. Ky është sulmi i parë Izraelit në kryeqytetin e Libanit që nga viti 2006. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), një grup militant që merr pjesë në luftën kundër Izraelit, tha se tre figura të larta u vranë në sulmin në Bejrut.

 

Sulmi i Bejrutit, i kryer duke përdorur një dron, goditi një pikë qëndrimi pasagjerësh dhe autobusësh e taksish. Izraeli kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit në periferitë e tij jugore. Sulmi ajror hodhi në dyshim se cilat zona të Bejrutit ishin ende të sigurta nga fushata ajrore e zgjeruar e Izraelit.

 

Sulmi ajror i kësaj të hëne vjen pasi Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 105 persona ishin vrarë dhe 359 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në të gjithë vendin të dielën. Më shumë se 1,000 libanezë janë vrarë dhe 6,000 janë plagosur në dy javët e fundit, tha ai, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz - një e pesta e popullsisë - janë larguar nga shtëpitë e tyre.

 

Të dielën, Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore kundër objektivave Houthi në Jemen , duke nxitur frikën e një rrëshqitjeje drejt një konflikti shkatërrues rajonal në fronte të shumta.

 

Autoritetet libaneze thanë se të paktën 105 njerëz u vranë në sulmet izraelite të dielën, me 359 të plagosur./rtsh.al

XS
SM
MD
LG