Lidhje


"Lulëzon" 5D-ja edhe në Rogozhinë. I vlerësuan si banesa, 5 zyrtarë të Rrogozhinës vodhën 353 mln lekë fonde

Pesë zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës janë arrestuar pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim”me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090. Nga hetimet është zbuluar se zyrtarët, tanimë të arrestuar, Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj janë përfshirë në të paktën 78 raste të dyshimta, ku banesat për të cilat ishte dhënë dëmshpërblimi pas tërmetit ishin shpallur si objekte të dëmtuara në fakt ishin kasolle për derrat e lopët.
 
 
Prokuroria e Durrësit nisi hetimet pas denoncimeve nga banorët e Rrogozhinës, të cilët shprehën shqetësime mbi abuzimet në procesin e verifikimit të dëmeve. Sipas denoncuesve, disa persona kishin përfituar dëmshpërblime, ndonëse nuk kishin pësuar dëmtime në banesat e tyre.
 
 
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë çështje pasi dëmi i shkaktuar shtetit është i madh./JOQ
XS
SM
MD
LG