Lejoi martesën gay në tarracën e bashkisë. Apeli i posaçëm, dritë jeshile padisë kundër Veliajt
Katër muaj pasi SPAK refuzoi te niste hetimin, Mexhlis dhe 3 shoqatat që bënë kallzim penal ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre me lejimin e zhvillimit te ceremonisë se martesës së dy grave LGBTQI në tarracën e Bashkisë, kanë siguruar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm pranimin se do shqyrtojë ankimimin e bërë nga këto shoqata kundër SPAK dhe shkallës së parë, të cilët pushuan hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas kallzimit penal Veliaj lejoi në kundërshtim me ligjin martesën e dy vajzave nga komuniteti LGBTI në tarracën e Bashkisë.
Seanca e parë ishte përgatitore dhe palët patën mundësinë që të njiheshin me vendimin e ndërmjetëm. Sipas kryetarit të forumit mediatik Mexhlis, z Floriar Arapi, kallëzimi penal ishte për shpërdorim detyre si dhe për cënimin e ligjit dhe kushtetutës, dhe mbrojtjes së veçantë që rezervon ligji ndaj të miturve dhe familjes. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, duhet mbaj përgjegjësi penale për këto akuza-shtoi ai.
Në fokus të shoqatave që kanë bërë kallëzimin ishte shkelja flagrante që Erion Veliaj ka bërë duke lejuar martesën e komunitetit LGBT në ambjente shtetërore siç është tarraca e Bashkisë. z Floriar Arapi shtoi se SPAK nuk i filloi hetimet por e delegoi çështjen për kompetencë në prokurorinë e Tiranës.
Ne e ankimuam vendimin e SPAK në gjykatën e shkallës së parë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjykata nuk e morri ne shqyrtim këtë ankimin dhe ne e ankimuam në gjykatën e apelit. Gjykata e Posacme e Apelit pranoi ankimimin dhe e mori ne shqyrtim ceshtjen, teksa sot ishte edhe seanca e parë në këtë gjykatë-përfundoi z Arapi.