Lidhje


Toyota ndërpret sponsorizimin për paradat LGBTQ

Gjigandi japonez i prodhimit të automobilave, Toyota, ka njoftuar një ndryshim në qasjen ndaj programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), duke deklaruar se nuk do të mbështesë dhe nuk do të sponsorizojë më evente si paradat dhe festivalet e LGBTQ+ Pride në SHBA. Në një memo të shpërndarë për 50,000 punonjës dhe mbi 1,500 pika shitjeje, Toyota shpjegoi se ky vendim vjen pas debatit të politizuar mbi angazhimet e biznesit për DEI. Toyota tha gjithashtu se nuk do të mbështesë më asnjë aktivitet kulturor që nuk lidhet drejtpërdrejt me edukimin në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) ose me përgatitjen për tregun e punës.
 
 
Sipas Bloomberg, kompania do të heqë dorë edhe nga pjesëmarrja në sondazhet kulturore dhe do të ndërpresë përfshirjen e saj në Indeksin Vjetor të Barazisë Korporative të Human Rights Campaign (HRC).
 
 
Në vend të kësaj, Toyota synon të përqendrojë grupet e burimeve të punonjësve në zhvillimin profesional, rrjetëzimin dhe mentorimin, duke i afruar këto përpjekje më pranë objektivave të biznesit./JOQ
XS
SM
MD
LG