Lidhje


Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20% teksa Rama indekson pensionet me 4%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se nga ky muaj kanë rritur pensionet me 20 për qind. Kurti përmes një konference për media ka bërë të ditur se pensionet që do të rriten nga muaji tetor do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve.

 

“Duke filluar nga ky muaj do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut – pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegji, pensioni familjarë, pensioni invalidor i punës, dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kurti.

 

Kurti shtoi se nga janari i vitit 2025 do të rriten me 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, viktimave civile dhe familjeve të tyre./faxweb

XS
SM
MD
LG