I'zraeli vret komandantin e lartë të Hezbollah, “trurin” e sigurimit të armatimeve
Ushtria izraelite njoftoi të martën se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, një ditë pas përvjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. S ipas njoftimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), komandanti i vrarë është Suhail Husseini.
Husseini ishte përgjegjës për menaxhimin e buxhetit, logjistikës dhe shpërndarjen e armëve në grupin militant Hezbollah. Ai gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në transferimin e armëve nga Irani dhe në operacionet kundër Izraelit.
Husseini, i cili ishte anëtar i Këshillit të Xhihadit të Hezbollahut, organi më i lartë ushtarak i grupit, u vra gjatë një sulmi më 7 tetor. Grupi Hezbollahu, që kontrollon Libanin jugor, nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e tij.
Njoftimi për vrasjen e tij vjen një ditë pasi militantët palestinezë në Gaza lëshuan një breshëri raketash drejt Izraelit më 7 tetor, ku presidenti izraelit Isaac Herzog udhëhoqi një minutë heshtje kombëtare për të shënuar fillimin e sulmit të Hamasit vitin e kaluar, i cili filloi në Kibbutz Reim në jug të vendit./EN