“Kam kokainë në shtëpi”, 26-vjeçari shqiptar në gjendje të droguar i zbulon “sekretin” policisë
Tuesday, 08 October 2024 19:33
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi po ecte në rrugë të qytetit në gjendje të droguar.Një prej oficerëve të policisë iu afrua për t’a ndihmuar, ndërkohë 26-vjeçari filloi të fliste në mënyrë të pavetëdijshme dhe e ftoi efektivin në shtëpinë e tij që të shihnte lëndët narkotike.
“Eja se kam kokainë në shtëpi”, i thotë shqiptari. Siç shkruajnë mediet e huaja, efektivët e shoqëruan shqiptarin për në banesë, ku i gjetën 36 kilogramë kokainë dhe 70 mijë euro cash. 26-vjeçari shqiptar është dërguar në spital, pasi për shkak të kokainës së konsumuar nuk po ndihej mirë. Megjithatë, sapo doli nga spitali, ai u arrestua menjëherë nga policia.
/koha.mk