E RËNDË/ 30-vjeçari shqiptar vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur
Wednesday, 09 October 2024 10:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në San Felice a Cancello, Napoli. Një shtetas shqiptar ka vrarë gruan e tij 24-vjeçare, gjithashtu me shtetësi shqiptare. Ngjarja shokuese ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël, përkatërisht 4 dhe 6 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se menjëherë në vendin e ngjarjes është nisur një patrullë policie, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit. Ky i fundit është gjetur në gjendje konfuzioni përpara hyrjes së shtëpisë së tij. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit brutal. 30-vjeçari nuk ka precedentë penalë.
/gazeta-shqip