Lidhje


Besimtari i krishterë në Xhaminë e Namazgjasë: Gjigande! Erdha me gruan myslimane…

Xhamia e Namazgjasë ka vetëm një ditë që qëndron e hapur e megjithatë ajo ka patur vizitorë të shumtë. Besimtarë të shumtë kanë shkuar këtë të premte për të falur namazin atje.

 
Emisioni “People” në Euronews Albania dëshmoi nga afër emocionet e këtyre besimtarëve të cilët shfaqin gëzimin për hapjen e kësaj xhamie të shumëpritur. E ndërsa të shumtë ishin besimtarët mysliman, atje nuk kanë munguar as besimtarët e krishterë.

Një besimtar i krishterë tha për “People” se Xhamia e Namazgjasë ishte gjigande dhe shumë e bukur. Ai tha se kishte shkuar në xhami jo për tu falur, pasi vetë ishte i krishterë, por për të shoqëruar bashkëshorten myslimane e cila ishte myslimane.

 

“Unë vetë jam i krishterë. Kam nusen myslimane. Është shumë mirë! e kanë bërë gjigande fare. E kanë bërë si xhamitë në Stamboll. Nusja ka shkuar të falet sipër. Unë nuk falem por mbështes fenë e nuses dhe e respektoj shumë ndërsa unë kryej ritualet e mia. Edhe nusja vjen më shoqëron në kishë”,-tha qytetari./EN

XS
SM
MD
LG