Ministri hungarez: Shqipëria anëtare e BE-së sa më shpejt, të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban Presidencën e radhës së BE-së, Péter Szijjártó, është shprehur se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë fjalës së tij në një deklaratë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Rama dhe Komisionerin, Varhelyi, ministri hungarez ka theksuar se duhet që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet tani.
Ministri i Hungarisë, Péter Szijjártó: Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj 1 ore e gjysëm të fundit kanë qenë historike, duke qenë se kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë, bisedimet e anëtarësimit kanë nisur për t’u siguruar që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.
Çështja e zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor ka qenë në krye të rendit të ditës së Presidencës Hungareze. E kuptojmë që BE po humbet konkurrueshmëri, po humbet peshën e tij, kuptojmë që BE ka nevojë për freski dhe energj të re. Duke njohur mirë Ballkanin Perëndimor, e dimë që kjo energji e re për të cilën kemi nevojë, do të vijë nga Ballkani Perëndimor.
Në interesin e Ballkanit Perëndimor që zgjerimi drejt BE të përshpejtohet. Na duhet të ndërmarrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit, duke pasur parasysh faktin se koha mesatare e pritjes së vendeve ka kaluar 15 vjet. Kjo është e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani.
Shumica e shteteve anëtare shprehet se zgjerimi duhet të jetë një proces mbështetur në merita. Meritat janë nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë në vitet e fundit. Investuesit hungarezë luajnë rol të rëndësishëm për modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë. Mjedisi në Shqipëri e kënaqshme, e bazuar në treg dhe në konkurrencë.
Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi që të çelë kapitujt e negociatave. Privilegj që nisja e negociatave të vërtetë për anëtarësim të Shqipërisë nisën gjatë Presidencës Hungareze.
Sot folëm për grup-kapitujt e quajtur “Themeloret”, janë 6 grup-kapituj që duhet të negociohen tej e tej. Ramë dakord që Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Hungari do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës shqiptare në mënyrë që ata të mund të kontribuojnë në procedurat e anëtarësimit dhe përgatitjet në përgjithësi. Hungaria e përkushtuar të shoqërojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së, ne do të bëjmë më të mirën./tvklan.al