Lideri i grushtetit në Turqi, Fetullah Gyleni do të varroset në kompleksin e tij në Pensilvani
Fethullah Gylen, lideri i lëvizjes Gylen, i cili vdiq së fundmi, do të varroset në kompleksin e tij në Pensilvani, ku ai jetonte në një mërgim të vetë-imponuar që nga viti 1999. Fethullah Gylen, një klerik islamik që vdiq më 20 tetor në Shtetet e Bashkuara, do të varroset në kompleksin e tij në Pensilvani, raportoi gazetari pro-gylenist Adem Yavuz Arslan.
“Nuk ka asnjë mundësi që trupi i Gylenit të dërgohet në Turqi”, shtoi ai. Gyleni jetonte në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara në një mërgim të vetë-imponuar që nga viti 1999.
Qeveria turke thotë se Gylen dhe lëvizja e tij organizuan përpjekjen për grusht shteti të korrikut 2016 dhe e ka cilësuar rrjetin e tij si një grup terrorist, duke e quajtur atë "Organizata Terroriste Fethullahiste" ose "FETÖ"./duvarenglish.com