Lidhje


Përmbytjet në shkretëtirën e Saharasë të "paralajmëruara" nga profeti i islamit?!

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në shkretëtirën e Saharasë në juglindje të Marokut, duke risjelljë në jetë liqene që ishin tharë prej kohësh. Fenomeni i rrallë për këtë zonë është mirëpritur nga banorët dhe turistët, të cilët e kanë quajtur një dhuratë nga qielli.

 

Në qytetin turistik të Merouzga-s, rreth 600 kilometra larg Rabatit, dunat e dikurshme të rërës janë shenjuar nga liqene dhe basene të mbushura me ujë për herë të parë pas vitesh.

 

Rrjeti “AFP” raporton se vendasit shprehen se zona kishte qenë djerrë prej 20 vjetësh, ndërsa tashmë shkretëtira është gjelbëruar sërish me bimësi dhe pemët e palmave që po marrin sërish jetë, duke ofruar më tepër ushqim për kafshët.

 

Por, te paktën 28 persona humbën jetën për shkak të përmbytjeve që nga nisja e shirave të dendur në shtator të këtij viti. Reshjet vijnë në një moment të vështirë për mbretërinë afrikano-veriore, që po përballej me thatësirën më të madhe të 40 viteve të fundit, çka po kërcënonte ekonominë dhe sektorin sektorin e agrikulturës.

 

Për këtë pejgamberi Muhamed, a.s, ka thënë se :" “ Nuk do të vijë ora e fundit derisa toka e Arabisë të kthehet në livadhe dhe lumenj”.

XS
SM
MD
LG