Lidhje


Prostitucioni një gangrenë shoqërore/ "Punonte si prostitutë", mjeku flet pas vdekjes së 34 vjeçares: "Punonte nga halli, për të mbajtur fëmijët"

Një 34-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan, një ditë pas kryerjes së një aborti. Etleva Çullhaj ndërroi jetë pak orë pasi kreu abortin në spitalin e Elbasanit. Mjekët Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë proceduar penalisht menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Mjeku reanimator, Behar Gjevori në dëshminë e tij në para hetuesve ka deklaruar se 34-vjeçarja kishte kryer edhe më parë aborte dhe kjo ka shtuar rrezikun e ndërhyrjes. Pas anestezisë, se 34-vjeçarja i është nënshtruar edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas mjekut 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
 
 
Historia është e tillë, kjo vjen rreth orës 13:00 për të abortuar, bashkë me një shoqen e vetë me të cilën jeton. Rri me qera në Elbasan, është nga fshatrat e Baldushkut. Burri është në burg në Greqi për vrasje. Për të rritur dy fëmijë e shkreta punonte kështu siç punojnë këto si prostituta. Bashkë me atë shoqen tjetër. Pa burrë dhe pa gjë. Më thërret ***** për dy aborte.
 
 
Këto janë procedura të thjeshta, për ta bërë pa dhimbje kërkojnë njëfarë anestezie. Bëhen në kabinete që kanë kushte minimale, është një procedurë e shkurtër. Bën anestezinë tek e para, zgjohet për bukuri dhe kalon në krevat, bën dhe këtë të dytën, 10 minuta punë, ishte një abort 12-13 javësh. Mbaroi abortin dhe kjo e dyta. Zgjohet mirë e bukur, kalon në krevat, bën një eko kontrolli edhe unë që nga ky moment ika.
 
 
Pyetje: Ishte hera e parë që abortonte?
 
 
Kjo kishte bërë abort edhe herë tjetër. Nuk e kam pyetur sa herë. Ika unë, kaq mbyllet historia ime. Vetëm kur më merr doktor **** nga ora 19:00 dhe më thotë që ajo që ka bërë abort tek ty ka ndërruar jetë. Do ketë pasur ndonjë trombomboli. Varet si është shtrati placentar. Sa më shumë aborte të bësh, aq më i predispozuar është. Varet nga madhësia e abortit, kur e bën mosha të vogla, 5-6 javëshe është më shumë e mbrojtur. Kur kalon pastaj mbi 12-13 javë siç ishte kjo, është më e rrezikshme. Unë 10 minuta punë kam pasur me të, ajo ka ikur me këmbët e veta, ka dalë nga spitali rreth orës 15:30./JOQ
XS
SM
MD
LG