Lidhje


Elon Musk: Në 2040 do të ketë më tepër robotë humanoid sesa njerëz

Elon Musk deklaroi të martën se deri në vitin 2040 pritet që numri i robotëve humanoidë ta tejkalojë popullsinë njerëzore, duke arritur në afërsisht 10 miliardë njësi. Duke folur në Forumin e Investimeve të Ardhshme të Arabisë Saudite, Musk parashikoi që një robot i aftë për të kryer çdo detyrë mund të kushtojë nga 20,000 deri në 25,000 dollarë.
 
 
Tesla ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim me serinë e saj të robotëve humanoidë Optimus, të cilët pritet të prodhohen masivisht deri në vitin 2026. Deri në këtë vit, Musk synon të ketë disa mijëra njësi aktive në fabrikat e Tesla-s, që mund të jenë produkti më i madh i kompanisë, i cili do të mundësojë vlerësimin e saj në 25 trilionë dollarë.
 
 
Ndërsa Optimus po evoluon, eventi i fundit i Tesla-s prezantoi disa nga aftësitë e robotëve, duke përfshirë ndihmën për shpërndarjen e dhuratave dhe lodrave, si dhe performanca argëtuese si vallëzimi dhe loja “gur, letër, gërshërë”. Megjithatë, këta robotë vijojnë të komandohen përmes teleoperacionit, që mundëson përdorimin e tyre në distancë.
 
 
Veç Tesla-s, në këtë sektor po investojnë edhe kompani të tjera si Figure AI, Apptronik, Toyota Research Institute dhe Boston Dynamics, të cilat po çojnë përpara të ardhmen e teknologjisë së robotëve humanoid./
XS
SM
MD
LG