Lidhje


Greqi/ zbulohet trilleri i zhdukjes së të moshuarës shqiptare! Mediat greke: 75 vjeçarja u vra nga prifi i fshatit dhe…..

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur.

 

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare shqiptare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur.

 

Të stuhishme janë zhvillimet në lidhje me zhdukjen triller të 75-vjeçares Chaoussi Saniko, në shtator të vitit 2022, në Alikianos të Chanias, pasi ndaj priftit të fshatit u ngrit një akuzë për vrasje, ndërsa dy të huajt me kombësi çeke dyshohet se janë akuzuar si bashkëpunëtorë.

 

Sipas mediave Greke  ishte data 23 shtator 2022, kur 75-vjeçarja Saniko, nënë me 7 fëmijë, por edhe gjyshe me 19 nipër e mbesa, u pa për herë të fundit duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit Alikianos.

 

Sipas shkresave të lëndës, dyshohet se gruaja është goditur nga makina e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e njeh 75-vjeçaren.

 

Bashkëpunëtorët e priftit ishin dy çekë, baba e bir, të cilët në atë kohë po kryenin punë në varrezat e fshatit dhe tentuan të mbulonin aksidentin, duke zhdukur gjurmët, si dhe trupin e 75-vjeçares.

 

Zhdukja e gruas

 

Gruaja u zhduk, pa asnjë shenjë jete nga ajo, askush nuk u gjend që mund ta kishte parë. Për 75-vjeçaren ishte aktivizuar edhe ‘alarmi i argjendtë’.

 

Familjarët dhe miqtë e gruas fatkeqe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur, sesi e moshuara u zhduk duke ecur në rrugët kryesore të fshatit. Pavarësisht gjithçkaje, ata po i bënin presion autoriteteve për të nisur hetimet. Prifti dhe dy çekët u vunë në shënjestër që në fillim të hetimit, por nuk kishte prova të forta të fajësimit.

 

Është vetëm çështje kohe që famullitari i Qarkut, i cili ka marrë edhe titullin kryekomisar i rrethit të 5-të të Mitropolisë, do të jetë përpara organeve hetimore, pasi është hetuar për vrasje me dashje në një gjendje shpirtërore të qetë./beratitv

XS
SM
MD
LG