Lidhje


Thellohet tragjedia. Shkon në 4 numri i viktimave në atentatin Shkodër-Koplik. Ndërron jetë edhe drejtuesi i motorit

Thellohet tragjedia në atentatin e ndodhur në Koplik të Shkodrës. Ka shkuar në 4 numri i viktimave.Policia informon se ‘në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi Bashkim Basha, 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të

 

paidentifikuar.Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve’.

 

 

/Noa. al

XS
SM
MD
LG