Lidhje


Presidenti polak anashkalon fotografinë familjare në konferencën COP29 për shkak të pranisë së presidentit bjellorus

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka anashkaluar fotografinë zyrtare familjare të grupit të liderëve në bisedimet mbi klimën COP29 në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit, për shkak të pranisë në skenë të presidentit bjellorus, Aleksandr Lukashenko, transmeton Anadolu.

 

Sipas burimeve jozyrtare që folën për agjencinë shtetërore polake të lajmeve (PAP), presidenti Duda mori pjesë në pritjen zyrtare, por nuk u shfaq në fotografinë familjare me liderët e tjerë, vendim i nxitur nga prania e presidentit Lukashenko.

 

Vitin e kaluar, presidenti polak refuzoi të pozojë për fotografinë familjare të konferencës COP28 në Dubai për të njëjtën arsye.

 

Bjellorusia është aleati kryesor i Rusisë në luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë, e cila filloi në muajin shkurt të vitit 2022, derisa Polonia, një shtet satelitor sovjetik nga viti 1952 deri në vitin 1989, në fund të vitit 2022 e shpalli Rusinë një “sponsor shtetëror të terrorizmit” për luftën dhe çështje të tjera.

 

Konferenca COP29 filloi në Baku dje, duke bashkuar liderët botëror, politikë-bërësit dhe aktivistët për të rinovuar angazhimin e tyre për të adresuar krizat klimatike në rritje në botë.

 

Konferenca e këtij viti premton një theks në angazhimet vepruese dhe mekanizmat inovative të financimit për të nxitur përparimin global./AA

XS
SM
MD
LG