Lidhje


Pas Valencias, përmbytet edhe Malaga! Situatë emergjente në Spanjë

Spanja po përballet me një situatë të jashtëzakonshme pas përmbytjeve masive që kanë goditur rajonin jugor të vendit. Pas Valencias, tashmë është edhe Malaga që po përjeton pasojat e motit ekstrem. Shtëpitë e vendosura në brigjet e lumit Campanillas, në lagjen me të njëjtin emër, janë evakuuar për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve. Këshilli i Qytetit të Malagës shpalli alarmin e kuq dhe i kërkoi banorëve të largohen nga zonat e rrezikuara.

 
Mijëra njerëz janë evakuuar gjithashtu në rajonin e Costa del Sol, ndërkohë që Agjencia e Mbrojtjes Civile ka aktivizuar Planin e Emergjencës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Si pasojë, janë pezulluar mësimet në Malaga dhe Granada, ndërsa qyteti ka ndërmarrë gjithashtu masa të tjera të sigurisë.
 

Pasoja nga përmbytjet pritet të kenë dhe resortet turistike në Marbella, Velez dhe Estepona, si dhe zona të tjera të prekura në Katalonja, në veri-lindje të Spanjës. Alarmet për motin ekstrem kanë çuar gjithashtu në mbylljen e shkollave në provincën e Malagës dhe në shtyrjen e ndeshjes hapëse të Kupës Billie Jean King midis Spanjës dhe Polonisë.

 

Qeveria rajonale e Andaluzisë ka lajmëruar gjithashtu rreth 3,000 banorë të lumit Guadalhorce të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që Ministri i Presidencës së qeverisë rajonale, Antonio Sanz, ka sqaruar se vendimi për evakuim është marrë vetëm për disa zona specifike pranë bregut të lumit, dhe jo për qytete të tëra.

 

Rreth 220 viktima janë regjistruar nga përmbytjet e fundit në Spanjë, dhe tani vendi po përballet me një tjetër front të motit ekstrem, që pritet të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta. Disa rajone të tjera të Spanjës janë në gatishmëri, pasi rreziku i përmbytjeve dhe motit të keq mund të rritet në orët në vazhdim./EN

XS
SM
MD
LG