Lidhje


Skandal i vërtetë!/Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin pas thirrjeve r"aciste anti"shqiptare: Kosova është Kosovë ose Shqipëri, kaq!

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas braktisjes së ndeshjes me Rumaninë.“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë Kosova është Serbi”, u shpreh Rrahmani.Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë duke theksuar se Kosova është Kosovë.“Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim.

 

 

Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të vështirë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni. Ta dinë të gjithë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, kaq!”, theksoi futbollisti.

 

Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”.

 

 

Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes.Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë.Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë.“Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë./shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG