Lidhje


K"remlini: Leja e SHBA-së për Ukrainën për s"ulm ndaj territorit tonë, fazë e re e t"ensioneve

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se leja që SHBA-ja i dha Ukrainës për të goditur territorin rus me armë me rreze të gjatë është "një fazë e re e tensioneve", transmeton Anadolu.

 

"Nëse ky vendim është marrë dhe i është përcjellë qeverisë së Kievit, kjo është fazë e re dhe situatë e re e tensioneve për sa i përket përfshirjes së SHBA-së në këtë çështje. Nga kjo bazohemi. Qasja jonë për këtë çështje është e kuptueshme. Sinjalet tona për këtë çështje janë marrë nga Perëndimi", tha Peskov.

 

Duke vënë theksin se kjo është e rrezikshme, Peskov shtoi se "Kjo ndryshon rrënjësisht mënyrën se si ata (amerikanët) përfshihen në konfliktin në Ukrainë".

 

Lidhur me propozimet për ngrirjen e konfliktit në Ukrainë, Peskov tha se "Ngrirja e konfliktit në vijën e kontaktit është e papranueshme për palën ruse".

 

Në mediat amerikane u përhap lajmi se administrata e Joe Bidenit ka lejuar që sistemet raketore taktike me rreze të gjatë (ATACMS) që i janë dorëzuar Kievit të përdoren në territorin rus pasi ushtarët koreano-veriorë u sollën në Rusi për të luftuar kundër Ukrainës.

 

Presidenti rus Vladimir Putin më 12 shtator në kuadër të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Kulturave të Bashkuara në Shën Petersburg tha se lejimi i Ukrainës për të sulmuar territorin rus do të nënkuptonte bashkimin e vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë.

 

"Nëse kjo ndodh ne do të marrim vendimet e nevojshme sipas kërcënimeve që do të na bëhen", ka thënë Putin./AA

XS
SM
MD
LG