Lidhje


P"rocedohet për nxitje dh"une “Gazi M"ashtruesi” i TikTok-ut! 16-vjeçari që jeton në SHBA sh"okoi rrjetin me deklaratat për v"rasjen e Martin Camit

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 16-vjeçar që banon në SHBA, për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, përmes një video në rrjetin social TikTok. Bëhet fjalë për një personazh të njohur mes adoleshentëve në rrjetin TikTok, ku mban emrin “Gazi Mashtruesi”.

 

16-vjeçari banon në SHBA, dhe ditën e djeshme, përmes një video në TikTok me një person që pretendon se është kushëriri i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cami, përdorni gjuhë nxitëse të dhunës, vrasjeve dhe urrejtjes. Ai shokoi rrjetet sociale me deklaratat e bëra duke përkrahur vrasësin e Martinit dhe më pas shprehu dëshirën për të kryer edhe ai një vepër të ngjashme.

 

Njoftimi i policisë:

 

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

 

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

 

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./Noanews

XS
SM
MD
LG