Lidhje


Protestë para sallës së takimit me diasporën në Londër, Rama i quan të verbër

Para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare në Londër është zhvilluar edhe një protestë para sallës ku po zhvillohet takimi. Me pankarta në duar “Rama ik” dhe me flamuj të Partisë Demokratike, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama. Në nisje të fjalës së tij para diasporës, Rama i cilësoi protestuesit si një “grusht të verbërisht  që janë të nxitur nga të verbrit në Tiranë”.

 

“Duke qenë se unë u bëra shkak të vini sot këtu dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërisht atje te dera që të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë. Me keqardhje por pa asnjë dyshim me vetëdijen se edhe ata janë pjesë e familjes tonë të madhe unë kam besimin se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj”, tha Rama.   

 

/rtsh.al/

XS
SM
MD
LG