SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza "anëtar i organizatës kriminale". Për të është kërkuar masa “detyrim paraqitje”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Edhe ndaj tij është vendosur masa "detyrim paraqitje". Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Ata kaluan dyert e Prokurorisë së Posaçme pasi GJKKO ka lëshuar masën e sigurisë ndaj tyre në kuadër të megaoperacionit të SPAK.
Sot janë kryer kontrolle banesash ndaj 13 shtetasve midis tyre ish gjyqtarë, ish prokurorë por edhe në banesat e të afërmve të të shumë kërkuarit Suel Çela, pas një hetimi të SPAK që ka sërish si referim bisedat në Sky ECC dhe Enchro.
Ky hetim ka sjellë masën e arrestit ndaj Pajtime Fetahut, ndaj të cilës në gusht ishte firmosur një tjetër masë ndalimi ajo e arrestit shtëpiak mbasi dilte në dosjen “Çopja”.
Po ashtu masë sigurie arrest shtëpie është vendosur edhe ndaj avokates Blerina Beqiri e cila ka mbrojtur interesat e disa personave të dyshuar si pjesë e grupit të Suel Çelës.
Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesat e ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa dhe në shtëpitë e dy ish prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu./tch