Iraku dërgon njësi të blinduara në kufirin mes Sirisë dhe Jordanisë
Monday, 02 December 2024 14:11

Ushtria irakiane dërgoi njësi të blinduara në rajon për të garantuar sigurinë e zonës nga Al-Qaim, porta kufitare me Sirinë deri në Jordani, transmeton Anadolu.Për këtë çështje është bërë deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut.
Njësitë e blinduara kanë ndërmarrë veprime për të mbështetur dhe garantuar sigurinë në zonën nga kufiri sirian i vendit deri në kufirin jordanez, thuhet në deklaratë.Zona në perëndim të Mosulit është përforcuar me njësi të blinduara.
/AA