Anjeza Çallpani, drejtoresha e Taulant Tushes që bën kërdinë me v.jedhje në bashki
Monday, 02 December 2024 14:31
Anjeza Çallpani një ndër drejtoreshat e Bashkisë Tiranë, është një ndër ato figura që bashkë me grupin e saj është bërë e artë duke vjedhur nga taksat e qytetarëve të Tiranës e duke i pastruar ato në kompanitë e të shoqit. E nisi karrierën si kandidate për deputete në PDIU dhe më pas e ushtroi artin e gjatë të përvetësimit të parave publike duke i futur në xhepat e saj e në funksion të bandës “5D”.
E veçanta e Çallpanit është se i shpëtoi burgut dhe i shërben tashmë si punë-mbaruese jashtë mikut të saj special Taulant Tushes.
Çallpani është administratore e Eco Tirana dhe mori drejtimin e disa funksioneve të rëndësishme në Baahkinë Tiranë pas largimit të Taulant Tushës, i cili u dënua me burg për akuzat e lidhura me korrupsion.
Por, teksa Tusha ndodhet pas hekurave, ndikimi i tij, sipas burimeve ekskluzive për JOQ, vijon të ndihet përmes pasardhëses së tij të preferuar.Çallpani ruan një marrëdhënie të ngushtë me ish-drejtorin, duke shkuar shpesh për “takime speciale” në burgun e Fierit, ku ai aktualisht vuan dënimin.
Burime të brendshme pretendojnë se Çallpani vazhdon të sistemojë dokumentet e Tushës dhe të zbatojë urdhrat e tij në lidhje me menaxhimin e projekteve të lidhura me landfillin dhe tenderat.
Emri i Çallpanit është përfolur për ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në ndarjen e tenderave dhe fondeve për projektet e landfillit.
Burime të besueshme pohojnë se ajo ka krijuar një sistem të ngushtë bashkëpunimi monetar të pasteimir të parave me bashkëshortin e saj, Ermal Telhai.
E realizuar kjo përmes disa kompanive në të cilat i shoqi figuron pronar në letra e Callpani pronare de facto e tyre që përdoren për pastrimin e parave të bashkisë Tiranë.
•C Electronic
•Zael Consulting & Invest
•Zael Construction
•CnT Partners
•A-Z LTD
•Proper Place
Sipas burimeve, këto kompani dyshohet se janë përdorur për pastrimin e parave dhe transferimin e fondeve publike në favor të interesave private.
Rrjeti i ngushtë i bashkëpunëtorëve të saj, i cili përfshin figura kyçe të Bashkisë së Tiranës, thuhet se operon me bekimin e ish-drejtorit Tusha, që ruan ndikimin e tij përmes Callpanit./joq