Lidhje


Koreja e jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Koresë së Jugut Jon Suk Jeol shpalli sot gjendjen e jashtëzakoshme dhe ligjin ushtarak. Ai urdhëroi ndalimin e të gjitha aktiviteteve politike në vend dhe nxori një dekret për mbylljen e parlamentit të kontrolluar nga opozita. Ligji ushtarak hyri në fuqi menjëherë dhe ushtria koreane jugore u vu në lëvizje duke bllokuar rrugët e Seulit dhe duke marrë në dorëzim ndërtesat kyçe të shtetit. Ndalimi i aktiviteteve politike përfshin edhe censurimin e të gjithë mediave dhe organeve të pavarura, si dhe ndalimin e grumbullimeve dhe të demonstratave.
 
 
 
Presidenti Jeol në një fjalim të befasishëm foli me tone të ashpra duke akuzuar opozitën për përkrahje të Koresë së Veriut. Ai pretendoi se u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të ruajtur itegritetin e vendit nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut.
 
 
Në anën tjetër, pralamentarët e opozitës që kontrollojnë shumicën e parlamentit, kanë votur për rrëzimin e dekretit të presidentit duke e konsideruar të paligjshëm dhe e kanë akuzuar Jeolin se po përpiqet t’u shpëtojë hetimeve dhe akuzave për korrupsion të ngritura kundër tij. Parlamentarët vazhdojnë të mbahen të bllokuar në ambientet e parlamentit të rrethuar nga forca të shumta ushtarake.
 
 
Ndërkohë, shumë njerëz kanë filluar të dalin në rrugët e Seulit për të kundërshtuar ligjin ushtarak dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG