Denoncimi/Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me S*orosin

Sot u raportua se Byroja e Kuvendit ka vendosur t’i akordojë një fond prej 500 mijë eurosh komisionit Anti-Korrupsion, i cili drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj. Këto fonde do të përdoren për të paguar 91 ekspertë të angazhuar në punën e komisionit, me paga të ndara në tre nivele, ku disa prej tyre mund të arrijnë deri në 8 mijë euro në muaj.
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar ndaj këtij vendimi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një listë me 24 emra nga grupi prej 91 ekspertësh, duke pretenduar se ata kanë lidhje me Fondacionin Soros. Sipas tij, këta individë, të cilët ai i quan “ekspertë të Sorosit,” do të marrin paga të majme nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Në postimin e tij, Goxhaj ka argumentuar se përfshirja e këtyre emrave ngre pikëpyetje mbi pavarësinë e komisionit dhe mbi mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike. Ai ka listuar edhe detaje mbi lidhjet e tyre të supozuara me Fondacionin Soros, duke akuzuar për favorizime të mundshme politike dhe ndikime të jashtme në punën e komisionit.
Kjo çështje ka shkaktuar debate të ashpra në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime mbi transparencën dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro nga taksapaguesit shqiptarë për ekspertët e Fondacionit Soros! Ja 24 emrat e parë (sipas renditjes alfabetike) nga stafi që do gëlltisë 500 mijë euro!
1. Amanda Kote / Project Researcher, Project Researcher SCiDEV (Soros)
2. Anxhela Bakiasi / Qendra “Fuqizim-Qëndrueshmëri”, Kandidate për kryetare e FRESSH
3. Arjan Dyrmishi / Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), partner zyrtar i Fondacionit Soros
4. Aurela Anastasi / Fondacioni Soros
5. Auron Pasha / Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros
6. Avjerina Bazaj / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros
7. Blerta Kalavace / IRC/Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros
8. Blerta Tuci / Anëtare e EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros
9. Darinka Piqani / bursë nga Fondacioni Soros (CEU)
10. Dorian Jano / Ka punuar me Fondacionin Soros dhe CEU nëpërmjet Institute for Advanced Study – Collegium Budapest
11. Eda Noçka / E angazhuar me Altri Center, Spinoff i Fondacionit Soros
12. Elida Jata / Project Manager at ALTRI Center, Spinoff i Fondacionit Soros
13. Erisa Proko / E angazhuar me Institutin për Zhvillim Strategjik, partner i programeve të Fondacionit Soros
14. Ermal Frashëri / Drejtor i Projekteve më të rëndësishme të Fondacionit Soros dhe drejtues i Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë
15. Gerti Shella / Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP (Qendra për Çështje të Informimit Publik) partner zyrtar i Fondacionit Soros
16. Gledis Gjipali / Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) Spinoff i Soros
17. Iris Aliaj / Project Manager, Project Manager, Center for Gender Justice Albania, partner i programeve të Fonacionit Soros
18. Stela Suloti / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros
19. Keti Luarasi / Human Resource Manager and Program Coordinator Soros Foundation AlbaniaSoros Foundation Albania, Jul 2000 – Jul 2006
20. Krisela Hackaj / Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Dialog dhe Integrim (CDI), bashkëpunëtor i ngushtë i Fondacionit Soros
21. Mirsada Hallunaj / E angazhuar me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) parnter zyrtar i Fondacionit Soros
22. Nirvana Deliu / Kërkuese në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) Spinoff i Fondacionit Soros
23. Stela Suloti / Anëtare e EU Policy Hub, Spinoff i Fondacionit Soros
24. Teisa Kurti / Qendra ALTRI, spinoff i Fondacionit Soros