Akademikja italiane, Francesca Bocca-Aldakre, akuzon këshilltarin e partisë së Melonit për r.acizëm dhe i.slamofobi

Disa deklarata të padenja dhe tepër raciste janë bërë nga këshilltari rajonal, Vittorio Feltri , në një program radiofonik lidhur me vdekjen e Ramy Elgaml, 19-vjeçarit që vdiq në një aksident automobilistik gjatë një ndjekjeje nga policia në lagjen milaneze të Corvetto. Një episod që shkaktoi demonstrata dhe protesta të nxehta në ditët në vijim, të cilat vuri në provë si policinë ashtu edhe banorët e lagjes. Në një kohë kur do të ishte e nevojshme të uleshin tonet, gazetari dhe këshilltari rajonal lombard i Fratelli d'Italia, partia në oushtet e Melonit, preferoi ti hidhte më shumë karburant zjarrit. “Unë nuk shkoj në periferi, nuk më pëlqejnë. Ata janë kaotikë, të shëmtuar dhe mbi të gjitha plot me qytetarë jashtë BE-së që nuk i duroj dot. Thjesht shikojini ata, shikoni se çfarë bëjnë ata këtu në Milano. Si i doni ata? Unë do ti qëlloja mu në gojë. Nuk më vjen aspak turp që i konsideroj myslimanët si racë inferiore”, tha shkurt Feltri.
Lidhur me këtë ngjarje reaguan shumë pak qoftë mediat por edhe personalitetet, rreth kësaj ngjarjeje reagoi edhe Akademikja italiane, Francesca Bocca-Aldakre, e cila e konsideroi ofedimin dhe racizmin ekstrem të Feltrit, si vazhdë e ksenofobisë dhe urrejtjes që partia në pushtet ushqen rregullisht nëpërmjet politikave të saj.
"Kur flasim për ksenofobinë dhe urrejtjen ndaj muslimanëve në Itali nuk do doja të harronim edhe komunitetet e tjera të cilat vuajnë nga racizmi dhe margjinalizimi, duke qenë të lidhura ngushtë si një profil i përbashkët i linjës aktuale politike në Itali.Profili politik në Itali përdor profilin etnik, racial si stigmatizi të së keqes, e cila është një praktikë që nuk duhet të lejohet brenda kufijëve të BE-së. Problemi më i madh me ne italianët është se raca lidhet me religjonin duke krijuar një mendim të gabuar i cili unifikon racën me religjonin. Feltri bën pikërisht këtë gabim duke i konsideruar muslimanët si një racë inferiore, pasi problemi kryesor nuk është ngjyra e lëkurës por të konsiderohesh "TJETRI" qoftë në aspektin fetar por edhe kulturor. E njëjta gjë ndodh edhe me vëllezërit tanë nga Afrika të të gjitah feve dhe kulturave, të cilët vuajnë një diskriminim të jashtëzakonshëm në Itali. DHe ky është probemi që shpesh ngjyra e fytyrës mbivendoset me religjonin duke krijuar problematika të lloj llojshme. Me pak fjalë problemi është institucional dhe nuk shtrihet vetëm në politikë por edhe nëpër shkolla duke i spostuar fëmijët e muslimanëve (ata qëkanë ngjyrë të ndryshme lëkure) nëpër margjinat e shoqërisë, të cilët lejohen thjesht të kontribuojnë ekonomikisht pa patur role të rëndësishme brenda shoqërisë. " - tha ndër të tjera akademikja Italiane e konvertuar në islam, Francesca Bocca-Aldakre, duke akuzuar partinë në pushtet si nxitëse të ksenofobisë dhe islamofobisë.
Përveç zonjës Francesca Bocca-Aldakre, reagoi edhe Partia Demokratike, e cila tha se :“Vittorio Feltri na mëson edhe një herë se pasi të kemi arritur fundin e turpit, ne gjithmonë mund të gërmojmë akoma më tej. Pas fjalive të paimagjinueshme rreth çiklistëve, që nuk duhet ti harrojmë, tani duhet të lexojmë fjali të tmerrshme dhe të dhunshme kundër komunitetit mysliman”, komentoi sekretari mitropolitan i Partisë Demokratike të Milanos Alessandro Capelli, “presim një falje të menjëhershme dhe mbi të gjitha, dorëheqjen e Feltrit. Dhe presim që të gjithë liderët e qendrës së djathtë të dënojnë fjalët e Feltrit. Milano është një qytet i hapur ndaj botës dhe paqësor , ashtu siç nuk toleron antisemitizmin, nuk toleron as islamofobinë dhe nxitjen e dhunës".
Likun e analizës të zonjës Francesca Bocca-Aldakre e gjeni mëposhtë: