"Mandela" i Sirisë, iu deshën 43 vite që ai të shihte dritën e diellit
Raghid Ahmed Tatari, i përshkruar nga aktivistët e të drejtave të njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë, doli nga një burg të dielën pasi opozita hyri në Damask, duke detyruar Bashar al-Assad të ikte.
Al-Tatari kaloi 43 vjet pas hekurave në burgje të ndryshme siriane. Luftëtarët e opozitës liruan qindra njerëz që kishin qëndruar në burgje famëkeqe prej vitesh pa asnjë komunikim me botën e jashtme. Tatari u lirua nga burgu qendror Adra në Damask.
Një ish-pilot i forcave ajrore siriane, burgimi i tij filloi në 1981 pasi një nga kolegët e tij dezertoi në Jordani me një avion luftarak. Tatari u akuzua se e ndihmoi të arratisej.
Pasi kaloi dy vjet në izolim në burgun Mezzeh, Tatari u transferua në burgun famëkeq Tadmor (Palmira), ku qëndroi deri në vitin 2000.
Më pas ai u transferua në një objekt tjetër famëkeq, Burgu Sednaja, dhe në vitin 2011 në burgun qendror Adra në Damask. Gjykatës ushtarake që e dënoi me burgim të përjetshëm iu desh vetëm një minutë për të vendosur fatin e tij.
Historitë e burgjeve të torturës janë konstante në vetëdijen siriane.
Kombet e Bashkuara kanë pohuar se arrestimet e qeverisë në Siri "janë instrumentalizuar qëllimisht për të ngjallur frikë në mesin e popullatës civile".
Gjatë kohës së tij në burg, Tatari zhvilloi një talent të jashtëzakonshëm si artist dhe skulptor, duke krijuar pjesë të ndërlikuara nga thërrimet e bukës, sheqeri, acidi citrik dhe farat e ullirit.
Ai gjithashtu organizoi turne shahu, duke krijuar copa nga brumi i bukës dhe duke vizatuar fushën e shahut në copa lecke.
Vail, djali i tij, tani në të 40-at, ndau kujtimet e tij të rritjes pa babanë. Nëna e tij i tha se babai i tij thjesht "iku".
“Sa herë që shihja një të huaj duke ecur vetëm, mendoja, ‘ndoshta është babai im’. Do të shkoja te dera dhe do të prisja, por asgjë nuk ndodhi kurrë, ndaj pas disa vitesh unë ndalova së vepruari atë gjë, "tha Vail në një intervistë të mëparshme.
Gjatë viteve, versione të ndryshme të arrestimit të Tatarit kanë qarkulluar, duke përfshirë pretendimet se ai u burgos për shkak të refuzimit të tij për të bombarduar qytetin sirian të Hamës ose refuzimit të tij për të raportuar dezertimin e kolegëve të tij.
Një nga versionet që ka qarkulluar në rrjetet sociale është se “krimi” i tij ishte rrahja e djalit të presidentit të atëhershëm të regjimit Hafez Essedit, Bassel në një garë kuajsh. Duke fituar, ai tregoi “mosrespekt” për familjen Esed.
Sirian Campaign, një organizatë për të drejtat e njeriut që ka studiuar rastin e tij, konfirmoi se ai ishte i burgosuri politik më jetëgjatë në Siri./trtworld