Lidhje


K.okainë me vlerë 270 mijë euro, a.rrestohet djali i Ad Sybardhit dhe shoku i tij

Dy të rinj janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi u kapën me 1 kg e 50 gramë kokainë, vlera e së cilës në treg mund të arrinte deri në 270 mijë euro. Të arrestuarit Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, u ndaluan pas një hetimi të gjatë prej 6 muajsh, duke përfshirë ndjekje dhe përgjime.
 
 
Klajdi Serjani është i njohur edhe për lidhjet e tij familjare, pasi është nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur i lidhur me aktivitete të paligjshme dhe i dënuar më parë për gjobëvënie. Pajtim Serjani ka shpëtuar një atentat në vitin 2015 dhe është mik i njohur i Emiljano Shullazit.
 
 
Nga ana tjetër Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit Adriano Manushi, i cili reklamon në rrjetet sociale fitimet nga dasmat shqiptare. Ky i fundit pas arrestimit të djalit ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “Xhenjo Manushi Zoti të begatoftë shpirti babit”.
 
 
Arrestimi i dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e 8 dhjetorit, kur ishin duke lëvizur me një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”./joq
XS
SM
MD
LG