Lidhje


Siri, Ushtria Kombëtare Siriane ç.liron nga organizata t.erroriste PKK/YPG digën Tishrin

Në kuadër të operacionit "Agimi i Lirisë" i nisur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) u çlirua nga pushtimi i organizatës terroriste PKK/YPG diga Tishrin, e cila siguron pjesën më të madhe të furnizimit me ujë dhe energji elektrike të qyteteve që ndodhen kryesisht në pjesën lindore, transmeton Anadolu.

 

Në kuadrin e operacionit SNA siguroi kontrollin e digës Tishrin e cila ndodhej nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG që nga viti 2015.Tishrin e cila ndodhet në jug të provincës Munbixh dhe që është një prej digave më të rëndësishme mbi lumin Eufrat, është diga më e rëndësishme dhe më e madhe e marrë nën kontroll deri më tani.

 

Afërsisht 70 për qind e nevojës së Sirisë për energji elektrike plotësohen nga digat Tishrin, Tabqa dhe Baath.

 

Diga Tishrin në pjesën perëndimore të lumit Eufrat, u pushtua nga YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-së më 27 dhjetor 2015. Diga ishte pika e parë që u pushtua nga organizata terroriste në perëndim të Eufratit. SHBA-ja ngriti një bazë në digë në janar 2016./AA

XS
SM
MD
LG