Lidhje


Iraku riatdheson 1.905 ushtarë sirianë që kishin kërkuar strehim para rënies së regjimit

Iraku tha sot se ka riatdhesuar 1.905 ushtarë sirianë, të cilët kishin kërkuar strehim në vend një ditë para rënies së regjimit të Bashar Asadit, transmeton Anadolu. Armët e tyre, megjithatë, kanë mbetur në mbajtje nga autoritetet irakiane, në pritje të transferimit në qeverinë e re të Sirisë sapo të formohet, thuhet në një deklaratë nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve e Irakut.

 

Deklarata, e publikuar nga Agjencia zyrtare Irakiane e Lajmeve (INA), zbuloi se ushtarët, duke përfshirë oficerë dhe personel të vendosur në pikën kufitare al-Bukamal, kohët e fundit kanë kërkuar strehim në Irak.

 

“Më 7 dhjetor, personel ushtarak sirian, duke përfshirë oficerë, ushtarë dhe roje në vendkalimin al-Bukamal, hynë në Irak duke kërkuar strehim për shkak të ngjarjeve të fundit në Siri”, thuhet në deklaratë.

 

Si përgjigje, forcat e armatosura të Irakut kanë lejuar hyrjen e tyre për arsye humanitare pasi kanë marrë miratimet zyrtare.

 

Bashar Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963./AA

XS
SM
MD
LG