Një Covid-19 i dytë? Virusi që po vë në vështirësi sistemin shëndetësor në Kinë, p.rek fëmijët dhe të moshuarit, mbushen spitalet
Sunday, 05 January 2025 00:28

Pas pasojave katastrofike të Covid-19, e cila më pas u përhap në thuajse të gjithë botën, Kina po përballet aktualisht me një shpërthim misterioz viral që po “përmbyt” spitalet me rastet e shtrimeve.
Videot në mediat sociale duket se tregojnë njësitë spitalore të mbingarkuara, me pacientë me maska për fytyrën dhe prindërit që mbajnë fëmijë të sëmurë në radhë të gjata në njësitë pediatrike.