Pse po shtohen zjarret në pallatet e reja? Drejtori i shërbimit zjarrfikës flet për rastin te pallati te Komuna e Parisit: Ishte ngjarje aksidentale, ja pse ndodhi
Wednesday, 22 January 2025 22:35

Arben Cara, Drejtor i shërbimit zjarrfikës foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me zjarret dhe rastet e shtuara kohët e fundit në vendin tonë. Cara u ndal te zjarri që përfshiu katin e katërt të një pallati te Komuna e Parisit pak ditë më parë në Tiranë. Zjarri shkaktoi dëme materiale, për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.
Cara tha se rasti te Komuna e Parisit ishte ngjarje aksidentale dhe se flakët u përhapën për shkak se një punonjës në një nga zyrat e marra me qira te pallati kishte harruar ndezur një pajisje për ngrohje. Ai theksoi se zjarret në objekte banimi përhapen edhe për shkak të materialit të lëndëve të ndërtimit dhe pajisjeve që ndodhen në objekt.