Lidhje


Teknologjia kineze shkakton "termet" në Amerikë

Goditje e fuqishme nga Kina për të gjitha kompanitë amerikane që merren me Inteligjencën Arfitificiale: Papritur sot futur prezantuar gjithandej sistemi kinez i Inteligjencës Artificiale DeepSeek, që ka shkaktuar tronditje në botën teknologjike. Ekspertët thonë se modeli kinez është dukshëm më efikas se konkurrentët amerikanë. Në fillim kishte vetëm raporte që lavdëronin start-upin kinez DeepSeek dhe modelet e tij të IA. Ndërsa sot u trondit bursa amerikane Wall Street, sepse kjo kompani kineze ka shqetësuar të gjitha kompanitë amerikane të IA, ku mendohej se Amerika është në epërsi shumë të madhe.
 
 
 
Thuhet se ky sistem kinez është më i lirë dhe me kualitet të njëjtë. Këtë me siguri që do ta vlerësojnë ekspertët, por kompanitë e teknologjisë Nvidia, Microsoft, Infineon dhe SAPkanë humbur sot në vlerë në bursa prej 1.5 deri në 11 për qind. Ka dhe eksperët që thonë se modeli i DeepSeek mund të bëhet më i miri në botë. Aplikacionionet amerikane aktualisht janë në epërsi por ekziston frika reale se modeli kinez i kompanisë DeepSeek mund të shkaktojë termet në teknologji, sepse ai është, siç thuhet, me kualiftet të lartë dhe kushton më pak. Për kualitetin e funksionimit megjithatë duhet të dëshmohet, sepse akoma është fillimi./Bahri Cani
XS
SM
MD
LG