Vrasja e 22-vjeçarit/"Blindohet" Vlora.
Vrasja e 22-vjeçarit/ Blindohet Vlora, Sokol Sinomati merr leje nga burgu për të varrosur të birin. Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinomati, i njohur si ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. I riu u ekzekutua na ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare.
Janë të habitshme dinamikat e kësaj vrasjeje, dinamika që të bëjnë të kuptosh se deri ku arrin fantazia kriminale dhe mbi të gjitha dobësia e shtetit përballë të tilla ngjarjeve.
Gëzim Sinomati, u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare. Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.
Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Ndërkohë policia ndjek ceremoninë e varrimit nga frika e një atentati që mund të ndodhë sërish në vijim të sagës së hakmarrjes me grupeve kriminale.
Burimi:BalkanWeb