A është shkrirja e ministrive shenjë e një monizmi autokratik të shplarë me njolla pluralizmi oligarkësh? Apo është thjesht shenjë e krizës identitare që ka përfshirë qeverinë Rama.
Deputetë të opozitës kanë reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të bashkuar dy ministri, Ekonominë dhe Kulturën për të krijuar dikasterin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në krye të së cilës ka propozuar Blendi Gonxhen. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri në këtë fillim janari. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ai bën me dije se Ministria e Kulturës është shkrirë dhe bashkë me të është larguar Elva Margariti.
Sipas Ramës kjo ministri do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. Pra Ekonomia i hiqet nga kompetenca ministrit të Financave, Ervin Mete, duke i rrudhur atij portofolin. Po ashtu Gonxhes i jepet dhe inovacioni, duke krijuar një "super ministri".
Sot kryeministri i ka besuar atij një super ministri me 3 portofole. Edhe pse nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, Rama ka vendosur në një dorë të vetme Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Kur Rama erdhi në pushtet krijoi Ministrinë e Invoacionit me në krye Milena Hariton, por ajo u shkri sepse dështoi si nismë. Si duket kreu i qeverisë ka vendosur ta rikthejë.