Lidhje


Veliaj në burg, masë sigurie për 5 oligarkët e Bashkisë Tiranë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

 

Përveç arrestimit të tij, GJKKO ka caktuar edhe 6 masa të tjera sigurie: për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie", ndërsa për Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, masa "detyrim paraqitje".

 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është duke u hetuar për disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

 

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është duke u hetuar për mosdeklarim pasurie dhe burime jozyrtare bëjnë me dije se në momentin e komunikimit të masës sigurisë, ajo nuk ka qenë në shtëpi pasi ndodhet jashtë shtetit. Në dhjetor, BKH ka kryer kontrolle në qendren "Harabel" që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë dhe ka sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

 

Gentian Sula është një nga oligarkët që është denoncuar në shumë artikuj nga JOQ ALBANIA. Ai ka marrë edhe shumë leje ndërtimi të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe betonizimi i liqenit të Farkës. Sulaj njihet edhe si oligarku i Kodrës së Diellit, pronar i disa bizneseve dhe përfitues i madh i tenderave publik të Bashkisë Tiranë, e jo vetëm.

 

Shkëlqim Fusha, është një tjetër oligark i preferuar i qeverisë, me emër dhe "famë" në vendin tonë dhe i specializuar në vjedhjen e miliardave nga pushteti vendor dhe ai qëndror. Falë kompanisë së tij, FUSHA vazhdon të ushqehet përsëri me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, ndërkohë që deri më sot SPAK s'ka marrë mundimin as ta hetojë për gjitha vjedhjet e kryera dhe xhepat e mbushur pa të drejtë.

 

Fatmir Bektashi, biznesmeni i firmës së ndërtimit “Kontakt” është akuzuar më parë për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". Ai ka arritur të mbushë për një kohë të shkurtër gjithë periferinë e Tiranës me pallate dhe inerte duke shkaktuar një katastrofë ekologjike dhe mjedisore. Lejet ndërtimore që ai ka arritur të marrë nga Erion Veliaj kanë ngjallur shumë dyshime por edhe reagime te banorët e zonave ku ai ndërton.

 

Sokol Kryeziu është zotërues i shoqërisë "GERARD – A' me objekt veprimtarie Importin, eksportin brenda dhe jashte vendit, transport publik, transportin urban dhe në shit blerje automjetesh. Me qeverisjen vendore, ai ka arritur të sigurojë 23 kontrata publike me vlerë 460 132 740,00 lekë.

 

I fundit në listë është Meriman Palushi, i kompanisë ish "PALUSHI" me veprimtari: Punime dheu, sistemime, tarracime, tarracime terrenesh, ndertime civile dhe ekonomike.

 

Të gjithë biznesmenët e lartpërmendur dyshohet se kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës./joq

XS
SM
MD
LG