SHBA sanksionon prokurorin e Hagës që lëshoi urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
Thursday, 13 February 2025 20:18

Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, lidhur me vendimin e tij për të paraqitur urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.
Sipas sanksioneve, çdo pasuri që Khan ka në SHBA është ngrirë dhe atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA. Sanksionimi është bërë nga një urdhër ekzekutiv që Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi javën e kaluar duke urdhëruar sanksione kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare
/voxnews