Fondacioni Turk Maarif organizon Panair të Shkencës, nxënësit nga Shqipëria fituan vendin e parë në kategorinë e AI-së

Fondacioni Turk Maarif (TMV) ka organizuar Panairin e 4-t të Shkencës në shtetin afrikan Gabon me pjesëmarrjen e 17 vendeve, ndërsa nxënësit nga Shqipëria fituan vendin e parë në kategorinë e inteligjencës artificiale.
Panairi është mbajtur në kryeqytetin e Gabonit, Libreville, ku mes tjerash ka marrë pjesë edhe ministrja gaboneze e Arsimit, Camelia Ntoutoume-Leclercq, ministrja e Komunikimeve Laurence Ndong, ambasadori turk në vend Can Incesu, anëtari i bordit të TMV-së Mehmet Cangir si dhe zyrtarë të tjerë.
Në panair, ekipe shkencëtarësh dhe nxënësish nga 17 vende patën mundësinë të shfaqin zhvillimet më të fundit në shkencë dhe teknologji.
Më shumë se 40 projekte konkurruan në kategoritë "inteligjencë artificiale", "energji e rinovueshme dhe bujqësi", "elektronikë-robotikë" dhe "jetë pa pengesa".
Nxënësit nga Shqipëria fituan vendin e parë në kategorinë e "inteligjencës artificiale"./AA