Për çfarë shërbejnë këto tunele poshtë sinagogave në New York?
Bashkia e New Yorkut në SHBA ka vendosur të evakuojë sinagogat dhe disa ndërtesa me tunele poshtë tyre të ndërtuara ilegalisht. Në deklaratën e tij për agjencinë e lajmeve Associated Press, zëdhënësi i Zyrës së Strehimit të Komunës së New Yorkut, Andrew Rudansky tha se pas inspektimeve të gjera, sinagogat me tunele dhe disa ndërtesa përreth do të evakuohen për arsye sigurie.
Rudansky deklaroi se tunelet shkaktuan probleme strukturore në një ndërtesë dykatëshe prapa sinagogës dhe u mor një vendim evakuimi për ndërtesën në fjalë. Duke theksuar se tunelet nën sinagogë dhe disa ndërtesa janë hapur ilegalisht, ai shtoi se në këto tunele kishte rrënoja, papastërti dhe disa mjete. Ai thotë se pasi të zbatohet procesi i evakuimit, do të kryhen punime përforcuese në ndërtesa.
U zbulua se nën sinagogën në Nju Jork u ndërtuan tunele ilegale. Gjatë bastisjes së policisë në sinagogën "Chabad-Lubavitch World Headquarters", e vendosur në 770 Eastern Parkway në Brooklyn Crown Heights në New York dhe e përdorur shumë nga hebrenjtë, u konstatua se nën ndërtesë kishte tunele të ndërtuara ilegalisht.
Policia ndaloi shumë persona që bënë rezistencë. Ndërsa në llogaritë e mediave sociale kishte pretendime se tunelet ishin gërmuar për adhurim të fshehtë gjatë pandemisë së COVID-19 ose për hyrjen fshehurazi të grave. Policia nisi hetime për incidentin.
Disa media amerikane në lajmet e tyre pretendonin se deri para 6 muajsh ka patur punime për hapjen e tuneleve. Në imazhet e pasqyruara në llogaritë e mediave sociale, tërhoqën vëmendjen shtretërit e pistë dhe të vjetër dhe pjesët e mbuluara prej druri në disa nga pjesët e gërmuara.
Nëntë anëtarë të një komuniteti hebre Hasidik në Nju Jork janë arrestuar dhe akuzuar për gërmimin e një tuneli sekret që lidhej me një sinagogë historike.Ata u përleshën me policinë pasi zyrtarët e qytetit dhe drejtuesit e selisë së Chabad-Lubavitch erdhën për të mbyllur tunelin.
Burrat akuzohen për veprime kriminale, rrezikshmëri të pamatur dhe pengim të administratës qeveritare. Një zëdhënës i Chabad i quajti ata një "grup studentësh ekstremistë". Tunelet u ndërtuan nën një rrugë të shquar në Brooklyn, ku ndodhet selia e Chabad-Lubavitch. Ndërtesa është një nga vendet më të rëndësishme hebraike në qytet.
Inspektorët e qytetit u thirrën në Chabad të hënën për të kryer një inspektim strukturor emergjent. Kishte shqetësime të dukshme se tuneli i paligjshëm mund të kishte shkaktuar dëme në pronën e famshme . Një përleshje shpërtheu pasi policia gjeti një grup të rinjsh që bllokonin përpjekjet për të inspektuar dhe mbushur tunelin me çimento. Disa nga burrat më pas depërtuan nëpër murin e hapësirës së lutjes. Këto veprime çuan në arrestime.
Rabini Yehuda Krinsky, kryetari i Chabad, falënderoi policinë për përpjekjet e tyre dhe tha se komuniteti ishte "i prekur nga vandalizmi i një grupi agjitatorësh të rinj". "Këto veprime të urryera do të hetohen dhe shenjtëria e sinagogës do të rikthehet," tha ai.
Është e paqartë se kush e ndërtoi tunelin, si e bëri atë dhe cilat ishin motivet e tyre. Duket se tuneli lidhet me të paktën një ndërtesë tjetër në rrugë në Brooklyn.Një vendas i tha New York Times se burrat kërkuan të ndërtonin tunelin për të përshpejtuar zgjerimin e sinagogës.
Burimi: AA dhe bbc.com