"Prangat janë të rënda!/ Vishaj për sulmin e Veliajt ndaj prokurorit: E provoi njëri, por vajti në burgim të përjetshëm!

Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin "Tpz" në MCN TV, ka folur për kërcënimin e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado. Vishaj tha se strategjia e Veliajt për të hequr prokurorin me shantazhe, nuk do të funksionojë dhe është strategjia më e gabuar, që nuk ka funksionuar as me kriminelët e Shqipërisë, duke cituar një rast të një personi që kishte të njëjtën qasje dhe përfundoi me burgim të përjetshëm.
"Nuk është hera e parë kjo që ka ndodhur në SPAK. Ka ndodhur edhe më parë kur ish GJKKO gjykonte një nga të fortët dhe filloi të shantazhonte me libër shtëpie dhe ata bënin kallëzim për këtë person që gjykonin. Në rastin konkret është gabim i rëndë, ky që po ndodh, nuk ka lidhje individi te SPAK, apo emri i gjyqtarit. Ne duhet të flasim për institucionin. Besoj se ka avokatë që duhet t'ja bëjnë të qartë, që mbrojtja më e mirë është sulmi, por kjo përtej faktit.
Më duket se ende nuk i ka provuar njëherë prangat, por prangat janë shumë të rënda. Ai është person nën hetim, është parë rrezikshmëria, largimi, faktorë që ai e ka ditur shumë mirë që kur ka filluar hetimi, se kush prokuror është dhe cili gjyqtar është.
Përmendja e emrit për të larguar një person është taktikë shumë e gabuar. Çdo cështje që mbart rrezikshmëri dhe prokurorët njerëz janë, por duke qenë se kemi një drejtus të SPAK që i dublon për ti dhënë zemër prokurorëve, nuk ka ligj që në Shqipëri emri i prokurorit të largohet. Kjo është mbrojtje e gabuar që po zgjedh.
Ai deri në këtë moment po ia fut vetes… Është mënyrë më e gabuar që po zgjedh. Ai të merret me faktet. Nuk ka pse shantazhohet një person që përfaqëson strukturat.
Nuk besoj që nga ai monitorim që punoj çdo ditë në GJKKO dhe SPAK, të ndodhin gafa të tilla. Është një sajesë. Veliaj e ka lojë të humbur këtë. Është bërë edhe nga më të fortët, duke rënë ata viktimë, hiqni dorë, por një ditë u zëvendësua dhe personi iku me burgim të përjetshëm. Kjo formë është shumë e gabuar, nga ai që e ndjen veten të plotëfuqishëm, por të ulet pak", tha Vishaj.