Lidhje


I njëjti Trump që dje përzuri Zelenskin "sot" miraton shitjen e 3 miliardë dollarëve në municione dhe buldozerë për I.zraelin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka miratuar një shitje urgjente të municioneve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 3 miliardë dollarë për Izraelin, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për ushtrinë izraelite në konfliktet e saj në Lindjen e Mesme, raporton Aljazeera.

 

Sipas Agjencisë së Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Mbrojtjes të SHBA-së (DSCA), marrëveshja përfshin 2 miliardë dollarë në trupa bombash dhe koka luftarake, si dhe 675.7 milionë dollarë në trupa bombash dhe pajisje drejtuese. Përveç kësaj, janë miratuar 295 milionë dollarë për buldozerë dhe pajisje të tjera të lidhura.

 

Në një deklaratë, DSCA sqaroi se Rubio “ka përcaktuar dhe ka dhënë justifikim të detajuar se ekziston një emergjencë që kërkon shitjen e menjëhershme të këtyre pajisjeve dhe shërbimeve mbrojtëse për qeverinë e Izraelit, në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

 

Administrata amerikane ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj sigurisë së Izraelit” dhe se është e rëndësishme për interesat kombëtare të SHBA-së që të ndihmojnë Izraelin në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një aftësie të fortë dhe të gatshme për vetëmbrojtje. 

XS
SM
MD
LG