Lidhje


Shpërblimi për pensionistët’, Rama: U dhashë bonusin, dua votën...

Duke e kuptuar fare mirë se angazhimi i tij personal për bonusin e pensionistëve është qartësuar tashmë që është një shpërblim për votën e tyre Rama i mllefosur ka reaguar përsëri. Nuk ka ditë që nuk e përmend bonusin e pranverës për pensionistët që nga muaji dhjetor i viti të kaluar. U është bërë si çekan tek dritarja e shtëpive të pensionistëve. Bonusi, bonusi, bonusi. Edhe sot pasi ka sajuar një pyetje në rubrikën e tij të propagandës Sy m’Sy për bonusin, është shfryrë dukë deklaruar se kjo nuk është blerje vote.

 

Por vetëm me një pyetje mund të shfryhet aksioni tij. Pse ai nuk u dha këto para, përpara se të hynte dimri. Në dimër njerëzit kanë më shumë nevojë për shpenzime. Jo rrobat, ushqimi, i ftohti ect…

 

Por jo, ai duhej ta jepte bonusin pak javë para zgjedhjeve. Që tu kujtojë atyre se këtë bonues e kanë vetëm për votën e tyre për rilindjen me 11 maj.

 

Kjo pra është një farë mënyrë blerje vote. Në fakt opozita e ka qartësuar qëndrimin e saj se kjo është në shkelje të çdo ligji dhe rregulli që shoqërojnë një proces votimi. Por edhe mediat kan shkuar në këtë drejtim përveç atyre që akoma janë nën efektin e inceneratorëve.

 

Përsëritja e shpeshtë duket se e gërryen nga brenda mendjen e sëmurë të Edi Ramës. Është shumë i qartë se paratë janë për votën por i vjen çudi se si njerëzit e kanë kuptuar këtë. Pse ata mendojnë dhe japin mendimin e tyre. Mentaliteti i njëshit dhe ai diktatorial nuk i ndahen. I janë ngushtuar hapësirat gjithandej dhe i kanë ngel pensionistët që kanë mbetur në Shqipëri se pjesa tjetër e popullsisë pothuajse kanë ikur, që ti gënjejë përditë me bonus, bonus, bonus.

 

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme, përmes rubrikës “Sy m’sy” ka replikuar me një komentues që e quan bonusin e pranverës për pensionistët, “bonusin e votës”.

 

“Këtë nuk e them, sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëzit që kanë jetuar me punë. Pensionistët kanë të gjithë mirënjohjen timen dhe tonën. Me reformën e pensioneve, ne kemi bërë në mandatit tonë të parë, që kush ka dalë në pension pas reformës, të ketë një pension më dinjitoz.

 

Se çfarë ka bërë me pensionet askush nuk mund të kuptojë por se është tallur me pensionistët këtë është shumë e thjeshtë ta kuptosh. Jo vetëm që nuk ka patu rritje pensionesh por ka patur rritje çmimesh dhe kosto e jetës është shtrenjtuar. Pra i bie që pensionistët janë të lënë totalisht mbas dore dhe asnjë lloj dermani nuk u bën as bonusi i pranverës por as bonuse të tjera më mashtrime e propagandë nga rilindja./E.I/

XS
SM
MD
LG