Lidhje


Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar. I dyshuari për këtë rast është arrestuar.

 

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi më herët policia.

 

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të cilat i publikuan bizneset përreth vendit ku ndodhi ngjarja, shihet një person i gjinisë mashkullore i moshës rreth të 40-tave duke shqyer dhe hedhur në tokë fletë nga Kurani në gjuhën shqipe.

 

I veshur me kapelë dhe me syze, personi, pasi kreu aktin në rrugën "Farkëtarët", është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Raportohet se veprimi i këtij personi ndodhi ditën e hënë, derisa besimtarët muslimanë kanë hyrë në Muajin e Ramazanit.

 

/JOQ

XS
SM
MD
LG