Tërmet në Shqipëri, përfshihen disa qytete
Sunday, 14 January 2024 11:15
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur pak minuta pas mesnate Shqipërinë. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 km nga qyteti i Lushnjës dhe me një thellësi prej 10 km. Ndërkohë që bëhet me dije se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Beratin dhe Vlorën. Por fatëmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.
Raporton faqja zyrtare europiane e raportimit të tërmeteve