Lidhje


"Dorëzohet" Trump?! Shtyhen tarifat për një muaj për Kanadanë dhe Meksikën, ja mallrat që nuk do të taksohen

residenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vonuar me një muaj tarifat mbi produktet nga Meksika dhe Kanadaja, të mbuluara nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë USMCA. Ky vendim vjen pas një bisede me presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, dhe negociatave me zyrtarët kanadezë.

 

“Pasi fola me presidenten Claudia Sheinbaum, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA”, shkroi Trump në Truth Social. Ai shtoi se vonesa ishte një akt respekti ndaj Sheinbaum dhe se të dyja vendet po punojnë së bashku për çështjet e kufirit dhe trafikut të fentanilit.

 

Presidentja Sheinbaum e vlerësoi këtë vendim duke thënë:

 

“Ishte një telefonatë shumë respektuese. Ne mund të mos pajtohemi për gjithçka, por duhet theksuar se kemi pasur një bisedë me respekt për njëri-tjetrin.”

 

Nga ana tjetër, Kryeministri kanadez Justin Trudeau e kritikoi Trumpin, duke thënë se Kanadaja nuk do të tërhiqet nga masat hakmarrëse nëse tarifat nuk hiqen përfundimisht.

 

“Pres që Kanadaja dhe SHBA të jenë në një luftë tregtare në të ardhmen, deklaroi Trudeau. Ai paralajmëroi se çdo masë hakmarrëse e vendit të tij do të mbetet në fuqi nëse SHBA nuk tërhiqet nga tarifat.

 

Ndërkohë, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, tha se provinca e tij do të vendosë një tarifë 25% për eksportet e energjisë elektrike drejt Minesotës, Miçiganit dhe Nju Jorkut, duke kërcënuar me ndërprerjen e furnizimit të miliona amerikanëve.

 

“Le t’i heqim këto tarifa. Le të rinegociojmë marrëveshjen USMCA që ai krijoi. Nuk ka ndryshuar që kur ai ishte në detyrë dhe ai tha se ishte marrëveshja më e mirë ndonjëherë,” u shpreh Ford./gazetashqip

XS
SM
MD
LG