Lidhje


Bosnia drejt ndarjes? Republika Sërpska miraton draftin kushtetues që e përcakton shtet më vete

Asambleja Parlamentare e Republikës Sërpska ka miratuar një draft të kushtetutës, e cila synon ta shpallë shtet entitetin serb të Bosnje e Hercegovinës. Me Kushtetutën e re, liderët e Republikës Sërpska synojnë ta përcaktojnë këtë entitet si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtën e vetëvendosjes, të krijojë ushtrinë e tij dhe të shfuqizojë Këshillin e Popujve dhe nënkryetarët nga dy entitetet e tjera përbërëse

 

Kjo kushtetutë është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dhe rrjedhimisht me Marrëveshjen e Dejtonit. Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

 

Drafti, i cili u miratua me 50 vota pro dhe tetë kundër në Banja-Lukë, do të kalojë në një debat publik 30-ditor, pas së cilës Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese do të hartojë një propozim që më pas do të debatohet sërish në Asamblenë Kombëtare./A2

XS
SM
MD
LG