Lidhje


Lideri musliman gjerman: Sulmet ndaj xhamive dhe besimtarëve cenojnë Kushtetutën

Sulmet ndaj myslimanëve apo xhamive synojnë gjithashtu demokracinë e vendit, Kushtetutën dhe “vlerat tona”, tha një udhëheqës mysliman në Gjermani. Islamofobia dhe armiqësia ndaj myslimanëve për fat të keq janë bërë diçka që shihet si "e pranueshme" në shoqëri, tha për  Abdassamad El Yazidi, kryetar i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani.
 

Asnjë fe nuk është etiketuar më negativisht në parlamentin gjerman sesa Islami, tha ai.

 

Duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Luftimit të Islamofobisë, ai deklaroi se disa sektorë të shoqërisë nuk e duartrokasin islamofobinë, por nuk ka as kundërshtime të forta, duke shtuar: "Ky është problemi i vërtetë".

 

Ai shprehu shqetësimin për gjendjen aktuale të tolerancës në Gjermani, duke thënë se Gjermania dikur njihej për respektin, tolerancën dhe lirinë e fesë.

 

Por, tani Gjermania "po kthehet me shpejtësi në atë formë shumë të tmerrshme të bashkëjetesës" që njihet nga historia dhe shumë mendime kishin mbetur pas, tha ai.

 

“Nëse sulmohen xhamitë, nëse myslimanët sulmohen dhe përballen me diskriminim, atëherë para së gjithash, nuk është Islami ai që është në shënjestër, por demokracia jonë, vlerat tona dhe Kushtetuta jonë”, shtoi El Yazidi.

 

Në mars, Ministria e Brendshme njoftoi se vitin e kaluar Gjermania pa 1.554 akte kriminale që synonin myslimanët dhe objektet që u përkisnin myslimanëve.

 

Gjithsej 54 prej tyre u raportuan për sulme në xhami./trt

XS
SM
MD
LG