“Sa të ka kushtuar ajo palltoja?”/Rama: " E kam blerë në Gjermani para 20 vitesh"

Pas kthimit nga Dibra ku inauguroi (shpresojmë për herë të fundit) pas 7 vitesh nga nisja e punimeve tunelin e Murrizit, Rama gjeti kohë të bëjë edhe pak gallatë në Facebook. Në atë që e ka quajtur rubrika “Sy më sy” njëri nga komentet e përzgjedhura ishte njëri që e pyeste se sa i kishte kushtuar palltoja që mbante veshur.
“E mor Nikolin, nuk të vë faj, s’ke ç’a bën, se s’ka ç’a bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra, ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës, bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferr që unë e pi verën 30 e ca mijë euro shishja.
Kështu që ti tani thua që s’po gjen dot pallton si e imja, se do të thuash me ndërmend që është jashtë serisë. Jo mor vëlla, jo, nuk e mbaj mënd fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani në një ashendem duket se quan ato mollët para 20 e ca vjetësh, prandaj mos e kërko kot, se i ka kaluar edhe afati i amortizimit.
Po, po të më dëgjosh mua, mbahu pak më mirë nga goja, mo burrë, se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit” – iu përgjigj Rama.
Ndërsa një tjetër që e akuzonte për vjedhje, Rama merrej me emrin e tij.
“Po pse bre Palok e thua llafin e keq? Apo ta do emri që ta mbash me nder, duke e sharë? Megjithatë, Palok, ti duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP Partneritet Publik Privat dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se çdo t’i kushtonte, sikur privatit mos qe i detyruar nga kontrata që i kemi bërë që t’i bënte me shpenzimet e veta punimet masive të paparashikuara, kur plasi uji në tunelin e Murrizit.
Kjo vidhni-vidhni e jotja Palok është si ajo e disave që në komentet për hekurudhën Tiranë – Durrës shkruanim: Pse është me një korsi apo e keni vjedhur tjetrën?” – tha Rama./LAPSI.al